Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen administratori i Vllaznisë: “Po na bëhet presion… nuk po falimentojmë!

2017/04/13 at 7:33 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpërthen administratori i Vllaznisë: “Po na bëhet presion… nuk po falimentojmë!

Astrit Gjyrezi ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për situatën aktuale të Vllaznisë. Administratori i klubit shkodran ka deklaruar:


“KF Vllaznia po ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me ecurinë e tij sportive dhe administrative. Për fat të keq, në vend që angazhimi ynë të jetë i përqendruar tek përmirësimi edhe më tej i rezultateve sportive, përballemi çdo ditë me lajme që në mënyrë të qëllimshme interpretohen shtrembër duke mbërritur deri tani sa thuhet se kërcënohet ekzistenca e Vllaznisë. Këto sulme vijnë në një moment kur ekipi i parë po arrin rezultatet më të mira në gjithë këta vitet e fundit. Me ekipin B jemi në rrugë të mbarë drejt ngjitjes në kategori të parë dhe po ashtu, ekipet e Akademisë Vllaznia vazhdojnë të spikasin me rezultatet e tyre. Dua të sqaroj mbarë opinionin publik shkodrane dhe atë kombëtar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lënë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të punës. Dhe për të qenë korrekt, rekomandime të tilla ka lënë edhe Auditi i Brendshëm i Bashkisë. Për këto arsye, puna për të rregulluar funksionimin e KF Vllaznia ka filluar edhe para ardhjes së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në lidhje me abuzimin e supozuar financiar, dua të sqaroj se kemi të bëjmë me detyrime të kontabilizuara (të pasqyruara në bilancin e KF Vllaznia sh.a. të vitit 2016), por që nuk janë derdhur në llogarinë e Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave.

Për më tepër, ju informoj se KF Vllaznia sh.a. ka një marrëveshje për shlyerjen e këtij detyrimi me këste. Kjo tregon më së miri vullnetin e pronarit për të shëndoshur sitatën financiare të Klubit. Vllaznisë po i bëhet presion dhe nuk është momenti. Është dekurajuese dhe po punojmë fort për t’u përballur me ekipe shumë më të forta se ne edhe financiarisht. Po punojmë për një ndeshje të rëndësishme si ajo me Partizanin. Nuk paskemi pasur të drejtë të shkojmë të marrim pikë në Kukës, por u dashka të humbë Vllaznia që të mos sulmohet mediatikisht. I kemi marrë dy barazime Partizanit dhe na kanë mundur në Tiranë. Se si ia kanë arritur e kanë pasqyruar edhe mediat, rastin e penalltisë dhe ecurinë e lojës. Do luftojmë për tre pikët në këtë ndeshje. Kemi edhe ne objektivat tona. E para nuk ka mashtrim dhe as abuzim. Ka një faturë financiare të deklaruar që klubi i Vllaznisë e ka marrë përsipër ta paguajë. 220 milionë lekë është detyrimi ndaj degës së tatim-taksave dhe po e paguajmë borxhin, në bazë të një marrëveshjeje që kemi. Muajin e shkuar kemi bërë pagesën e radhës, rreth 23 milionë lekë të vjetra. Lajmet e tjera janë të gjitha mashtrime dhe dashakeqësi. Them mashtrim se ndryshe nga sa thuhet, ne nuk kemi bërë asnjëherë ndonjë fshehje të këtyre dokumentave, raporteve apo bilanceve. Çdo gjë është e pastër”.

Pas tij, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia sh.a Shpëtim Quku i cili ndër të tjera ka thënë:

“Vllaznia nuk është duke falimentuar. Sa kohë bashkia është pronare e shoqërisë aksionere, ka marrë përsipër të gjithë detyrimet. Treguesi më i mirë është marrëveshja që ka bërë me drejtorinë rajonale të tatim-taksave për të shlyer detyrimet e grumbulluar gjatë viteve. Nuk është i këtij viti, po i shumë viteve. Për një afat 2-vjeçar është marrë përsipër shlyerja e borxhit, siç e parashikon ligji. Detyrimet fillojnë që prej vitit 2011. Asnjë gjë që është thënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është e re.

Kjo mund të verifikohet me raportin e auditit të Brendshëm të Bashkisë Shkodër, i ngarkuar nga kjo kryetare Bashkie për të bërë transparencën e gjendjen në Klubin e Futbollit Vllaznia. Të gjitha këto gjëra janë të shprehura në bilancin e shoqërisë tregtare të këtij klubi. Këtu nuk kemi asgjë të re, asgjë për t’u fshehur, thjesht është çështje interpretimi. Pra si duam ta interpretojmë dhe ta pasqyrojmë një lajm apo një fakt. Kjo vërtetë mund të ndikojë në imazhin e klubit, por janë të pasqyruara të gjitha në pasqyrat financiare dhe çdo biznesmen i interesuar mund t’i shohë ato”./newssport

Etiketa: administratoriAstrit Gjyrezifalimentimishperthenvllaznia


Ju sugjerojmë

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo
Sport

Haaland arrin kuotën e 300 golave, më shpejt se Messi e Ronaldo

27 Qershor, 2025 6:22 pm
Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën
Sport

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

27 Qershor, 2025 5:35 pm
Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr
Sport

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

27 Qershor, 2025 4:59 pm
Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?
Sport

Kush është trajneri spanjoll që do të drejtojë Flamurtarin?

27 Qershor, 2025 4:08 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
Sport

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

26 Qershor, 2025 8:02 pm
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Sport

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

26 Qershor, 2025 7:14 pm
Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës
Sport

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

26 Qershor, 2025 6:08 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës
Kryesore

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

26 Qershor, 2025 1:17 pm
Para
Basha: T’i japim fund krizës me dialog, jemi në muzgun e Republikës së Vjetër

Kush e kërcënoi kreun e opozitës me jetë? Basha flet për herë të parë...

Intervista/ Presidenti Nishani: Jam gati të shtyj datën e zgjedhjeve nëse ….

Presidenti Nishani ndërmjetëson takimin Rama-Basha për zgjidhjen e krizës

Reagon Basha pas deklaratës së BE-së: Një vetting i pavarur do të bëhet vetëm në Republikën e Re

Basha: Mblidheni mendjen, zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com