Mercedesi ka tërhequr nga tregu 75 mijë makina në Britani të Madhe për shkak të një pjese në nisje që shkakto flakë.
Tërheqja është bërë në modelet A-/B-/C-/E-Class dhe CLA, GLA dhe GLC, të gjitha të prodhuara nga viti 2015 e deri më 2017, raporton Daily Mail.
Besohet se nga ky problem janë të prekur 1 milionë vetura nëpër botë.
Kompania gjermane ka raportuar 51 raste për djegie të veturave. Deri më tani nuk ka pasur të lënduar.
Në Britani vetëm një veturë ka marrë flakë shkaku i tejnxehjes. Te këto modele flakët shkaktohen shkaku i kushteve gjatë procedurës së nisjes.