Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Itali, arrestohet pas tre vitesh 21-vjeçari shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 17/10/22 |
Opi Nion

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se ai u arrestua ndërkohë që ishte fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019. Përgjatë viteve 2019-2020 kishte mundur t’i shpëtonte autoriteteve italiane pasi ishte arratisur në Shqipëri, por kohët e fundit ishin parë sërish lëvizje të tij në qytet.

Policia arriti që të lokalizonte vendin ku 21-vjeçari fshihej duke çuar dhe në arrestimin e këtij të fundit./Opinion.al

Pas