Kronikë

Shpërndante kokainë, arrestohet shqiptari në Itali


               Publikuar në : 18:49 - 12/08/19 |
Opi Nion

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të lëndë narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 35 vjeçari Roland Barkaj, i cili punonte në si murator.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u sekuestruan rreth gjysmë kg kokainë

Hetuesit zbuluan se ai nuk u shiste lëndë narkotike të varurve nga droga, përkundrazi furnizonte tregtarët e vegjël, duke sjellë sasi të konsiderueshme kokaine me nga një kile e lart.

Seksioni antidrogë i policisë e ndaloi atë kur po linte bodrumin, duke gjetur brenda ndërtesës 7 kuti të vogla që përmbanin kokainë si dhe 460 euro.

Po ashtu, në bodur u gjetë edhe tre qese të tjera me kokainë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës./ Opinion.al E.Xh.

Pas