Një person është arrestuar nga policia e Durrësit, teksa kjo e fundit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Në pranga ra një 39-vjeçar me iniciale J. I, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë 12 doza heroine, në vëndin ku ishte fshehur nga një 30-vjeçar.
Policia bën me dije se ky i fundit është shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /Opinion.al