Kronikë

Shpërndante drogë në Kavajë, arrestohet 45-vjeçari


               Publikuar në : 10:58 - 16/10/19 |
xhu lia

Një 45-vjeçar në Kavajë është ndaluar nga blutë e qytetit për shkak se gjatë një kontrolli fizik iu gjetën doza të llojit heroinë.

Sipas njoftimit të policisë 45-vjeçari me iniciale L.M, i cili në mometin e ndalimit ishte duke udhëtuar me biçikletë është kontrolluar nga blutë dhe i janë gjetur disa doza me heroinë.

Kontrolli ka vijuar në banesën e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar disa doza të tjera droge gjithsej 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./Opinion.al/

Pas