Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, është goditur nga policia.
Operacioni i koduar “Prita”, përfundoi me arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit F.B., banues në Durrës, pasi shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Gjithashtu iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë si dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./Opinion.al