Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike, pranga 2 vëllezërve në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 11/12/19 |
xhu lia

Dy vëllezër në Elbasan kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike. Gjatë një kontrolli të policisë dy vëllezërve iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Në pranga e policisë kanë rënë 28-vejçari me iniciale E.K dhe 27-vjeçari  me iniciale A.K.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shpërndanin në doza të vogla droga të forta, vihen në pranga nga Policia dy vëllezërit.

Sekuestrohen lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, 4 aparat celular dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas