Kronikë

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen tre persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 15/12/20 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë gjatë një aksioni anti-drogë të koduar “Bashkëpunimi’’. Arrestimi i tyre u bë pas goditjes së dy rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç. Ky i fundit u kap në fshatin Shëngjergj duke i shitur rreth 7 kg kanabis shtetasit 36-vjeçarit.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular./ Opinion.al

Pas