Kronikë

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 04/09/21 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohen për shpërndarje të drogave të forta.

Policia informon se në pranga janë vënë shtetasit Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lavazh në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular./ Opinion.al

Pas