Policia ka arrestuar dy persona në Bulqizë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Mësohet se personat e arrestuar janë identifikuar si Endri Dema 23 vjeç dhe Aristir Leka, 24 vjeç.
Ndërsa A.S është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të policisë, ka arritur të zbresë nga makina dhe të largohet.
Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po udhëtonin të rinjtë, u një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje.
Sipas policisë, këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndarnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Bulqizës.