Ditën e sotme është votuar shpërndarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. 108 deputetë votuan pro shpërndarjes , ndërsa nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.
Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
Aktualisht Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri teknike e cila do të kujdeset për zgjedhjet e 12 prillit të cilat erdhën si rezultat i moshapjes së negociatave të tetorit të kaluar. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev zhvilloi referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në këmbim të çeljes së negociatave por u zhgënjye më 17 tetor nga Këshilli Europian.
Vendimi i tre shteteve, Francës, Danimarkës dhe Holandës detyroi Zaevin të japë dorëheqjen. Zaevi në këto zgjedhje i ka bërë sërish thirrje partive shqiptare për koalicion. / Opinion.al