Parlamenti i Kosovës u shpërnda me 89 vota pro dhe një kundër dhe dy abstenim, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Pas dorëheqjes së Ramush haradinajt nga posti i kryeministrit, partitë politike në Kosovë janë shprehur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme ishte votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa në sallë munguan deputetët e listës Serbe./ Opinion.al