Rajoni

Shpend Ahmeti: 50 euro për çdo qytetar të Prishtinës me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 18/11/20 |
Al Do

Çdo person i konfirmuar me COVID-19 në komunën e Prishtinës në Kosovë do të marrë 50 euro nga  pushteti lokal.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se propozimi do të shkojë në Kuvendin Komunal këto ditë dhe se pret të marrë mbështetjen e partive të përfaqësuara aty.

Ai shtoi se kjo shumë modeste jepet për të mbuluar sado pak shpenzimet për përballimin e sëmundjes.

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë.

Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës” shkruan ai.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 11 viktima e 720 raste të reja me COVID-19. /Opinion.al

Pas