Aktualisht është duke u luajtur ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në Elbasan Arena. Mediat serbe pretendojnë se Partizani i Beogradit ka marrë një sërë pretendimesh në takimin që po zhvillohet momentalisht në “Elbasan Arena”.
Në fillimin e takimit nga tifozët shqiptar është shpalosur një flamur gjigand kuqezi dhe kjo sipas serbëve është një provokim i hapur ndaj futbollistëve. Por ajo që i irriton më shumë janë këngët e tifozëve. “Kurir” raporton se mbështetësit shqiptar kanë kënduar përgjatë gjithë minutave “Kosova është zemra e Shqipërisë”, diçka e turpshme sipas tyre.