Rajoni

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, çfarë “e mban peng” KQZ


               Publikuar në : 12:12 - 06/11/19 |
el ida

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka lajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare do të shpallen më 7 nëntor, nëse nuk do të ketë ankesa brenda afatit ligjor.

I gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve, është përmbyllur të martën rreth mesnatës por ligji për zgjedhjet e përgjithshme lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, tha Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor./Opinion.al

Pas