Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë të enjten shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve me 438 mijë e 334 vota.
Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë kryetarja e KQZ Valdete Daka.
Ndërsa, aleatja e Kurtit, Vjosa Osmani del se është politikania më e votuar. Ajo ka marrë mbi 300 mijë vota.