Policia deklaroi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar dy persona dhe një tjetër ishte shpallur në kërkim pasi akuzohen për dëmtime në malin e Tomorit.
Personat e arrestuar ishin pjesë e një subjekti që ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të paligjshme. Sipas informacioneve në pranga ka rënë një nga administratorët e subjektit dhe punëtori.
Ndërkohë, administratori i shpallur në kërkim është identifikuar si Selim Qama. Ky i fundit është babai i deputetit Klajdi Qama.
Deputeti Qama hyri në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim./ Opinion.al