“Gjoka Konstruksion” është kompania që do të marrë me koncesion përmirësimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Sipas Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastruktures komisioni i vlerësimit e ka shpallur fituese, pasi trajtoi elementët e propozimit teknik për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugës, ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare. Për këtëprojekt infrasturkturore ofertat e tyre i paraqiten pranë Agjencisë së Prokurimit Publik edhe dy operatorë të tjerë, të cilët u skualifikuan. Dokumentacioni i paraqitur nga operatori “Adem Pojani” sipas ministrisë nuk përmbushte kriteret e kërkuara. Ndërsa shoqeria “Alb-Star” sh.p. k nuk kishte paraqitur ofertë financiare.