Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpallen fajtorë 8 persona, dëm 571 mln lekë,konfiskohet një hidocentral,truall e kamionë

2022/11/08 at 3:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shpallen fajtorë 8 persona, dëm 571 mln lekë,konfiskohet një hidocentral,truall e kamionë

Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka shpallur fajtorë 8 persona me akuzën se kanë kryer përmes një skeme mashtrimi evazion fiskal me vlerën mbi 571 mln lekë.


Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit.

Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin paratë cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619 milionë lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Gjithashtu janë sekuestruar automjete tip kamion, hidrocentrali në Dhërmi sëbashku me truallin në sipërfaqe 619.5 m2 në pronesi të shtetasit A. Xh.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokurorina pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K. Penal dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.P.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.
Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës u vendos:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    -Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim.
    – Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    – Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    -Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
    -Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    -Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik “S.L.” për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

– Në zbatim të të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.

  1. Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.
    2. Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.
    3. Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.
    4. Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,
    5. Një automjet tip kamion “botë uji” i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.
    6. Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.
    7. Produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.
    8. Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.Xh.


Ju sugjerojmë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Bota

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

18 Tetor, 2025 10:00 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Para
“Mos më çoni në Greqi,do më vrasin”/Ekstradimi i Dyrmishit,Hoxha zbulon telefonatën me të

"Mos më çoni në Greqi,do më vrasin"/Ekstradimi i Dyrmishit,Hoxha zbulon telefonatën me të

Provat e Prokurorisë për Tahirin, flet Artan Hoxha

Hoxha:Callcenter-at e bastet e Vis Martinajt mbajtën me para policët e korruptuar në vend

PD: Dy vende të BE-së kërkojnë pezullimin e vizave, 740 mijë shqiptarë të larguar

PD: Dy vende të BE-së kërkojnë pezullimin e vizave, 740 mijë shqiptarë të larguar
















TE FUNDIT

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
18 Tetor, 2025

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të...

Lexo më shumë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
18 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “STOP”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar...

Lexo më shumë

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
18 Tetor, 2025

Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes,...

Lexo më shumë

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
18 Tetor, 2025

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka përjashtuar partinë e kryeministrit sllovak Robert Fico. Ky vendim i Asamblesë së Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com