Ragip Xhaka, babai i Taulantit dhe Granitit, njëri me Shqipërinë dhe tjetri me Zvicrën është shprehur tepër i pakënaque pas shortit të hedhur në Paris ku vëllezërit do të jenë përballë në të njëjtin grup.
“Nuk kam pasur dëshirë që Zvicra të luaj kundër Shqipërisë, e as Taulanti kundër Granitit. Jam paksa i nervozuar me këtë short, por ja që ndodhi”, ka thënë për Supersport Ragip Xhaka.
“Kisha pasur dëshirë që edhe Graniti edhe Taulanti të kualifikohen në Euro 2016. Si Taulanti po ashtu edhe Graniti e duan shumë Shqipërinë andaj uroi që të shkojnë sa më larg”, ka shtuar më tej babai i vëllezërve Xhaka.