Sport

Shorti i Champions League, Interi sërish pa fat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 29/08/19 |
xhu lia

Këtë pasdite është hedhur shorti për Champions League. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, skuadra e Interit do të jetë në një grup të vështirë.

Së bashku me skuadrën italiane në grupin F do të jenë Barcelona, Borussia Dortmund dhe Slavia Praga.

Kujtojmë se vitin që lamë pas Interi ishte në një grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV duke mos kaluar në fazat e tjera.

Gjithashtu pa u komentuar nuk ka mbetur as grupi A që ka në përbërjen e tij PSG dhe Real Madrid, ndërsa skuadra e Juventusit do të gjejë sërish përballë Atletico Madrid, në grupin D, ku janë edhe Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv.

Sa i përket kampionëve në fuqi të Liverpool do të kenë përballë Napolin, Salzburgun dhe Genkun./Opinion.al/

Pas