Kryesore

Shorti i Botërorit 2022, Shqipëria në grup me Anglinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:57 - 07/12/20 |
Opi Nion

Është duke u hedhur në Zyrih shorti i kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022, në Katar.

Sipas rezultateve të shortit, Shqipëria është vendosur në grupin I, së bashku me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë. Një grup i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Edi Reja. Favoritë janë anglezët, por Shqipëria do të përballet me dy skuadra të nivelit mbi mesatar si Polonia dhe Hungaria.

Sa i përket Kosovës ajo është në gupin B që do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet e para të grupeve do të luhen më 24-25 mars të vitit 2021. Botërori në Katar, i pari që pritet të luhet gjatë stinës së dimrit, do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Grupi A, Portugali, Serbia, Republika e Irlandës, Luksemburg, Kosova.

Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji,

Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgaria,

Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja,

Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi,

Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael,

Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi,

Grupi H, Kroacia, Sllovaki, Rusi, Sllovenia,

Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri.,

Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë

Pas