Chrissy Teigen ishte shqetësuar tej mase, kur kishte dëgjuar se shoqja e saj, Kim Kardashian, ishte mbajtur peng me armë dhe i ishin grabitur stoli në Paris.
Modelja, e cila është e martuar me John Legend, (i cili është po ashtu shok i mirë me Kanye West), në një prononcim për Us Weekly ka treguar për reagimin e saj, kur e kishte marrë lajmin.
“Isha vërtet e frikësuar. E dija se diçka e keqe kishte ndodhur, kur e pashë atë video, duke vrapuar (Kanye West) nga skena (në Festivalin në Meadows)…”.
“Ai nuk është nga ata që bëjnë gjëra të tilla. E di që zemra m’u ndal dhe kur e dëgjova gjithë ngjarjen, ishte shumë e frikshme. Mund t’i kishte ndodhur kujtdo”.
“Pasi i dëgjova detajet dhe duke e ditur se ajo ka fëmijë të vegjël në shtëpi dhe se ajo është aq e ëmbël, e hapur dhe e sinqertë, vështirë të besosh se diçka e tillë mund t’i ketë ndodhur në të vërtetë”, ka deklaruar Teigen.