Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami, i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Ndaj Lamit prokuroria ka vendosur të ngrejë akuzën e shpërdorimit të detyrës duke arsyetuar se ai kishte detyrë funksionale të arrestonte personat e shumëkërkuar, por në vend që të zbatonte këtë detyrë, ai ka vendosur ta shoqëronte 40-vjeçarin, për t’ shpëtuar efektivëve të policisë.
Është gjykata më pas që do të vendosë nëse akuza është kualifikuar si duhet. Përfundimi i hetimeve vjen para mbarimit të afatit prej 6 muajsh. Ndërkohë ligji përcakton se për veprën penale të shpërdorimit të detyrës një person nuk mund të mbahet në burgim më gjatë se 6 muaj.
kUjtojmë se Vis Martinaj ishte shpallur ne kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se Martinaj i kishte paguar 500 mijë Euro për eliminimin e Indrit Dokles, atentat që nuk u realizua.