Ish-deputeti i PD, Luan Baçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se policia ka shoqëruar ish-futbollistin e Apollonisë, Pandeli Tole.
Sipas tij, policia është futur me forcë në banesën e ish-futbollistit i cili është gjithashtu dhe anëtarë i kryesisë së degës së PD në Fier.
Ish-deputeti i PD, shprehet se policia nuk ka dhënë asnjë argument për shoqërimin e tij, gjë e cila, sipas Baçit, është një shoqërim politik.
Postimi i plotë
Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet.
Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup-seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier, ish-futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar, duke e çuar ne komisariatin e policise.
Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje.
Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierakë?
Çfar te ka bere Pandeli Tole?
Ne do te jemi perballe teje te gjithe.
Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole.
RAMA IK, NE NUK NDALOJME.