Gjykata ka lënë në burg 32-vjeçarin Fatjon Murati i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Murati u arrestua nga Policia të shtunën në mbrëmje teksa udhëtonte i shoqëruar nga Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi.
32-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristian Gjinin, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.
Kristian Gjini është arrestuar në muajin Korrik për mbajtjen e 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.