Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D
Duke u bazuar në studimet e neuroshkences sëmundjet mendore janë çrregullime të trurit, pra kanë një bazë biologjike (Griesinger W. 1861; Menninger K, et al, 1959) dhe si të tilla duhen trajtuar si ç’do sëmundje fizike. Sëmundjet mendore përballohen me vështirësi si në shoqëri ashtu dhe politike apo ligjislature, duke u trajtuar si një stigmë që ka penguar bisedën e hapur historikisht në edukimin dhe kuptimin e këtyre ç’rregullimet.
Në Shqiperi, ashtu si dhe në shumë vende të botes, tabutë brenda shoqërisë shpesh i trajton sëmundjet mendore të trurit duke i perceptuar ato si të papranueshme dhe të pakuptuara. Për shkak të mungesës së mirëkuptimit ose paaftësisë për të kuptuar sëmundjen apo dhe një etiketë morale shumë raste janë mbuluar apo harruar. Kjo shihet në shkallë me çrregullime të trurit si psikozat, çrregullime bipolare, alzheimer, parkinson, e të tjera…por dhe ato që shfaqen më shpesh në nivele të ndryshme siç janë ankthi, stresi, çrregullime në ngrënie, pagjumësi, emocione, adiksione, dhe të tjera.
Si shumë çrregullimet të tjera edhe çrregullimet e trurit influencojnë individë të ndryshëm në ç’do profesion dhe ç’do moshë. Mungesa e transparences në data studimore e këtyre sëmundjeve gjate shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërise kundrejt çrregullimeve të ndryshme, gjë që transmetohet në familje, institucionet edukuese dhe politikë/legjislature.
Historia në shumë vënde të zhvilluara të botës është përballuar me shumë eksperienca
individuale ashtu dhe politikanë që kanë drejtuar vendet e tyre në rrethana të ndryshme të historisë. Politika, për veç faktit që është një profession i complikuar me shumë fusha dhe faktorë apo interesa të ndryshme e bën të jetë më e maskuar apo e imunizuar më shumë se professionet e tjera. Në Shqipëri ka një vakum informacioni në lidhje me këtë subjekt, duke u bazuar në informacionet historike.
Në një studim që kam bërë në Columbia University në New York, dhe me ndihmen e Arkivës së Shtetit, kam hasur në material që legjitizon fshehtësinë dhe ndalimin e studimit dhe marjes së një informacioni te tillë (do prezantohet me gjërë në një
shkrim tjeter).
Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit,
gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj.
Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me çrregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më
shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi çrregullimet të trurit.
Ne Shqiperi, duke u bazuar në informacionet arkivore historike, ka patur raste të njerëzve të historise që kanë vuajtur në një farë periudhe të jetës së tyre nga çrregullime të trurit.
Pavarësisht se raste të tilla nuk janë bërë asnjeherë publike apo subjekte studimi nga studiues të ndryshëm, ato kanë egzistuar dhe duhen respektuar si cdo çrregullim biologjik. Një rast interesant është rasti i ish-kryeministrit të shtetit gjatë periudhes së Mbretërisë Shqiptare “Mbretnija Shqiptare”, Sulejman Bej Delvina (Arkiva e Shtetit, Drejtoria e Shëndetsisë, 18/1/1932). Dokumenti i referuar nga arkiva e shtetit tregon interesimin e shtetit per shtrimin e pacientit në një trajtim të të privilegjuar apo respektuar.