Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqatat e transportit refuzojnë,Balluku:Po punojmë që nesër të fillojnë

2020/06/23 at 9:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i transportit, Balluku: Vetëm për udhëtarët, jo për mallrat

Pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve për të lejuar nisjen e punës së shërbimeve urbane dhe ndërqytetase, shoqatat e transportit publik kanë reaguar duke refuzuar të kthehen në punë, për shkak të kostove financiare dhe protokolleve të vendosura.


Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në fshatin Bërxull, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka adresuar disa nga këto kërkesa.

“Kemi pasur kërkesa të ndryshe nga Shoqatat e Transportit, pasi është e vërtetë që pas disa muajsh të bllokuar dhe pa operime, impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë dhe ne jemi konsultuar dhe jemi munduar, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe sigurisht me Ministrin Ahmetaj, i cili ka përgjegjësinë e të gjithë paketave të rimëkëmbjes, të gjejmë incentiva të cilat do të mbështesin sektorin për tu rihapur. E kemi thënë që një nga vendimet, të cilat janë marrë është njohja e 100%, nga 43% që ishte deri para pak ditësh, e shpenzimeve për konsumin e naftës nga kompanitë e transportit të udhëtarëve publike. Ne gjithashtu kemi kërkuar dhe kemi dërguar pranë Ministrit të Rimëkëmbjes listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive, për të cilët ne si ministri kemi kërkuar që duhen mbështetur me pagën mbështetëse, që u është dhënë edhe bizneseve të tjera, apo edhe punonjësve të tjerë të ndërmarrjeve të ndryshme deri më sot”, tha Balluku.

Ndërkohë Balluku tha  se gjithashtu është kërkuar bashkëkpunimi me pushtetin lokal për përjashtimin  nga taksat vendore.

“Një nga pikat e tjera që kemi kërkuar është edhe mbështetja e pushtetit vendor në këtë paketë incentivimesh, që është përjashtimi nga taksat vjetore të pushtetit lokal deri në 31 dhjetor të 2020-ës.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë patjetër mbështet dhe është detyrë e jona në fushën e përgjegjësisë, që të mundohemi të akomodojmë këto kërkesa, sigurisht sipas mundësive edhe të bashkive, apo edhe të paketave mbështetëse që Qeveria Shqiptare tashmë ka akorduar, për kalimin e kësaj faze kaq të vështirë financiare për shumë kompani edhe shumë shërbime. Megjithatë duhet kuptuar, që kjo është një situatë e vështirë për të gjitha palët dhe ne duhet ta kalojmë së bashku këtë, përmes një dialogu dhe përmes mirëkuptimit”, u shpreh Balluku, ndërsa tha se po punohet për të mundësuar nga dita e nesërme fillimin e punës për të gjitha linjat.

“Gjithashtu ne po punojmë, në kontakt edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit, që duke filluar nga nesër, datë 24 qershor, të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetase, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por besoj të njëjtën gjë do bëjnë edhe bashkitë, të fillojnë dhe të operojnë. Por duam edhe një herë të themi, atë që kolegia ime Manastirliu e ka thënë dhe nënvizuar se duhet të respektohen protokollet, të cilat ne tashmë i kemi bërë publike” tha Balluku./Opinion.al

Etiketa: ballukushoqatattransporti


Ju sugjerojmë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Para
Prishtina vendos datën e rihapjes së aeroportit

Prishtina vendos datën e rihapjes së aeroportit

Para takimit për Kosovën, Vuçiç në Moskë:Mora këshilla të vyera nga Putini

Para takimit për Kosovën, Vuçiç në Moskë:Mora këshilla të vyera nga Putini

Ndiqni live emisionin Opinion

Ndiqni live emisionin Opinion
















TE FUNDIT

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor, 2026

Zjarri i rënë në Mallakastër po rrezikon Parkun Arkeologjik të Bylisit, ndërsa disa hektarë me ullishte dhe shkurre u dogjën...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}