Aktualitet

Shokuese! Shkon në 50 numri i personave të vrarë në Orlando


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 12/06/16 |
b.f

Omar Mateen, është njeriu që u përfshi sot në sulmin e armatosur në një klub nate të homoseksualëve në Orlando.

(I plotësuar) – Numri i të vrarë në Orlando të Floridas ka arritur në 50, kanë njoftuar autoritetet shtetërore të Orlandos.

Policia amerikan rastin po e trajton si “terrorist” dhe ka nisur hetimet për të kuptuar nëse sulmuesi i vrarë ka vepruar i vetëm apo në grup.

FBI ka njoftuar se sulmuesi ka pasur lidhje me ekstremistët islamikë.

Sipas RT-së, përcjellë Lajmi.net, sulmuesi është identifikua. Bëhet fjalë për shtetasin amerikan me prejardhje afgane, Omar Marteen (30 vjeç), nga Florida.

Shkon në 50 numri i të vrarëve në Orlando, identifikohet sulmuesi

FOX News raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 50 persona. Duke iu referuar CBS News, Mateen është qytetarë amerikan dhe vjen nga Port St. Lucie në Florida, transmeton lajmi.net

Ai, sipas medieve amerikane, shkëmbeu zjarr me policinë pastaj hyri në klub dhe morri pengjet. Policia raportoi se Mateen ishte i armatosur me një pushkë, pistoletë dhe një pajisje të dyshit. Ai u vra nga një ekip i njësisë SWAT.

FBI e ka cilësuar si radikal islamik, ndërkaq është thënë se sulmi i tij ka qenë i përgatitur mirë dhe i organizuar.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas