Kronikë

Shoku preu damarët për të shpërqendruar policët, jepet dënim i ri për Arbër Çekajn



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 19/08/22 |
Opi Nion

Arbër Çekaj i dënuar më parë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri ka marrë një tjetër dënim.

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor Çekajn për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar. Ndërkohë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një vit.

Ndërsa, në të njëjtën dosje, gjykata ka dënuar përfundimisht me 2 vjet burg Lulëzim Çepelen, po i burgosur në 313 kur ndodhi tentativa e arratisë. Ai u fajësua për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”.

Sipas gjykatës, Çepele ditën e ngjarjes ka prerë damarët për të shpërqëndruar punonjësit e policisë së burgjeve.

Kujtojmë se më 8 gusht 2021 Arbër Çekaj organizoi në bashkëpunim me  Fatmir Pjetrin tentativën e arratisjes. Ndërkohë mësohet se Pjetri po gjykohet i veçuar.

 

 

 

Pas