Arbër Çekaj i dënuar më parë me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri ka marrë një tjetër dënim.
Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor Çekajn për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar. Ndërkohë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një vit.
Ndërsa, në të njëjtën dosje, gjykata ka dënuar përfundimisht me 2 vjet burg Lulëzim Çepelen, po i burgosur në 313 kur ndodhi tentativa e arratisë. Ai u fajësua për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”.
Sipas gjykatës, Çepele ditën e ngjarjes ka prerë damarët për të shpërqëndruar punonjësit e policisë së burgjeve.
Kujtojmë se më 8 gusht 2021 Arbër Çekaj organizoi në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin tentativën e arratisjes. Ndërkohë mësohet se Pjetri po gjykohet i veçuar.