Sociale

Shokët gjejnë njëri-tjetrin pas 30 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 03/05/20 |
el ida

Agroni, i cili jeton në Itali kërkoi ndihmën e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të gjetur kontaktet me shokun e tij të ushtrisë.

Pas përfundimit të ushtrisë, ata premtuan se do ishin të pranishëm në dasmën e njëri-tjetrit, por nuk ndodhi kështu sepse Naimi nuk e mbajti fjalën.

Ai nuk iu përgjigj telegramit të dërguar nga Agroni dhe që prej 30 vitesh ata kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin.

E diela Shqiptare arrin të gjejë vendodhjen e Naimit dhe ai befasohet nga surpriza e mikut të tij. Ai shprehet se e ka kërkuar, por pa rezultat.

Naimi: Agron Dervishi nga Bulqiza. Kam tentuar edhe unë që të lidhem me të, jam lidhur para 10 vitesh, kam folur edhe më doli një Agron tjetër mua.

Ardit Gjebrea: Nuk ishte ky?

Naimi: Nuk ishte ky dhe ka vite që s’jam lidhur, ka gati 30 vjet. E kam ftuar në dasëm dhe ka ardhur me gjithë vëllain nga Bulqiza.

Ardit Gjebrea: Tani ai të ka dërguar një telegram kur është martuar vetë. Çfarë ka ndodhur me atë telegram, ty të ka mbërritur, nuk të ka mbërritur, nuk ke shkuar?

Naimi: Nuk kam patur asnjë kontakt nga momenti që jemi ndarë!

Ardit Gjebrea: Sepse Agroni thotë i kam çuar telegramin, e kam ftuar në dasëm dhe nuk më erdhi dhe u bë merak.

Naimi: Këtë e kam patur një nga shokët më të mirë ushtar. Kemi kaluar jashtëzakonisht shumë mirë, por telegrami nuk më ka ardhur, as me numër telefoni nuk jemi lidhur dot!

Ardit Gjebrea: Ti ke tentuar që ta kërkosh?

Naimi: Kam tentuar nja dy herë në Bulqizë dhe më thanë që ka ikur në Itali dhe nuk jemi lidhur më që nga momenti që jemi ndarë.

Falë programit dy miqtë komunikojnë së bashku në telefon pas 30 vitesh./Burimi: Tv Klan

Pas