Një vjedhje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 47-vjeçari i kanë vjedhur makinën sa “hap e mbyll sytë”. Mësohet se shtetasi L.Ç kishte dalë nga automjeti për pak dhe më pas i kanë vjedhur makinën bashkë me sendet e tij personale.
Njoftimi i Policisë
Burimet e Policisë nga Komisariati Nr. 6, raportojnë se në datë 22.07.2017, shtetasi L. Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, me profesion shofer, kallëzon se rreth orës 02:00, në Unazë të Re, i kanë vjedhur mjetin tip “Land Rover”, ku në mjet kishte portofolin me 30.000 lekë, kartën e identitetit, kartën e mbushjes së karburantit, telefonin e markës “Dooge” e lejen e drejtimit.
Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe gjetjen e mjetit. Neni 134 i Kodit Penal.