Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 persona.
Sipas uniformave blu shkak i aksidentit u bë humbja e kontrollit të automjetit nga një 26-vjeçar, i cili për pasojë u përplas me një tjetër makinë.
Nga kjo përplasje mbetën të 4 pasagjerë, ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin 26-vjeçar që shkaktoi aksidentin.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 shtetas (pasagjerë)”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al