Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane

2023/10/24 at 11:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor po shqyrton praktikën gjermane për uljen e moshës për dhënien e patentës. Sipas kësaj praktike, patenta mund të merret që në moshën 17-vjeçare, por është kusht që shoferi gjatë drejtimit të makinës të shoqërohet nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa njofton dhe takimin e zhvilluar me disa zyrtarë gjermanë, DPSHTRR ndan këtë informacion me publikun.

Nëse kjo praktikë e re do të vihet në jetë atëherë do të rriten orët e guidës në Autoshkolla për praktikantët. Gjatë takimit me zyrtarët gjermanë është diskutuar gjithashtu edhe për tarfiën që paguhet për kryerjen e kursit të patentës.

“Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin Gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala Gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve. Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngjarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpunojmë për këto dy aspekte veçanërisht!

Gjithashtu, diskutuam edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim. Takim ky, për t’u finalizuar me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës”, njofton DPSHTRR.

Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

Obama i bën thirrje Izraelit ta respektojë ligjin ndërkombëtar

“Tempulli”/Shisnin drogë të ndarë në doza të vogla pranë shkollave, arrestohen 5 të rinj

“Tempulli”/Shisnin drogë të ndarë në doza të vogla pranë shkollave, arrestohen 5 të rinj

Avokatët kërkojnë pavlefshmëri të hetimeve, protestë para GJKKO: Beleri në jug, Radoiçiçi në veri

Avokatët kërkojnë pavlefshmëri të hetimeve, protestë para GJKKO: Beleri në jug, Radoiçiçi në veri

TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com