Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë të NATO-s

2022/03/19 at 10:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë të NATO-s

Një bazë e vjetër ajrore në Shqipëri do të shndërrohet në një bazë taktike operacionale të NATO-s. Në muajin janar filloi puna në bazën ajrore të Kuçovës për ta bërë atë një nyje moderne operacionale për disa lloje avionësh luftarakë të teknologjisë më të fundit.

Agjensia Mbështetëse e Prokurimeve të NATO-s ka angazhuar një fond prej 55 milionë dollarësh për rinovimin e pistave të avionëve, depozitave të karburantit dhe depove të armatimit. Pritet që baza të bëhet operacionale deri në vitin 2023.

Viktor Vangjeli, tashmë në moshën 83 vjeçare, shërbeu për 27 vite si pilot me avionët MiG-19, përpara se të dilte në pension në vitin 1990.

Ai thotë se gjatë Luftës së Ftohtë kishte fluturime të përditshme nga vendet fqinje në shkelje të hapësirës ajrore shqiptare.

“Në situatat atëherë me Luftën e Ftohtë, intensiteti i fluturimeve në këtë regjiment ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar. Fluturohej ditë për ditë. Kishte edhe përgjegjësinë, deri në vitin 1962, që hapësirën ta mbronte ky regjiment, të të gjithë republikës”, thotë zoti Vangjeli.

Kolonel Adrian Kuli, i qendrës së trajnimit të forcave ajrore në Kuçovë thotë se baza do të kontribuojë si për Shqipërinë ashtu edhe për NATO-n.

“Kthimi i bazës ajrore në Kuçovë në një bazë ajrore të Aleancës dhe në bazën e parë ajrore të NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka një vlerë të shtuar për aleancën, por edhe për forcën tonë të armatosur”, thotë Kolonel Kuli.

Ish-piloti Vangjeli thotë se këtu do të përfitojnë edhe pilotët e rinj shqiptarë.

“Patjetër që brezat që do të vijnë do të fluturojnë me avionët F-16. Patjetër. Ky është fillimi. Dhe si fillim, ata do të marrin eksperiencën e fluturimeve dhe organizimit të bazës sipas NATO-s. Pastaj do krijohen edhe forcat tona ajrore me avionë luftarakë. Patjetër”, thotë zoti Vangjeli.

Ai thotë se konvertimi i Kuçovës në një nyje moderne të infrastrukturës së NATO-s do të sillte ndikime pozitive dhe ekonomike për zonën. Të njëjtin mendim ka edhe Kolonel Kuli.

“Absolutisht e saktë. Përveçse një impakti tejet pozitiv që ka aktualisht dhe jemi të bindur që do të ketë një impakt pozitiv, komuniteti mirëpret të gjitha punimet dhe investimet që do të kryhen këtu dhe jam i bindur që impakti pozitiv do shtrihet qoftë në impaktin social, qoftë në impaktin ekonomik dhe financiar, qoftë le të themi në infrastrukturë dhe shërbime të tjera që do t’i ofrohen këtij komuniteti. Ky komunitet do të përfitojë nga angazhimi i kësaj baze si bazë ajrore e NATO-s”, thotë ai.

Pas rënies së komunizimit, forcat ajrore shqiptare kishin mbi 200 avionë MiG. Në vitin 2005, avionët e prodhimit rus dhe kinez ndalën fluturimet. Për disa vite, disa avionë sovjetikë të tipit Antonov-2 u përdorën në funksion të bujqësisë dhe për qëllime të tjera. Forcat ajrore shqiptare disponojnë aktualisht helikopterë të tipit Cougar dhe pritet të marrin disa helikopterë Blackhawk, por jo avionë./VOA

Ju sugjerojmë

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Para
UNICEF: Fëmijët refugjatë të Ukrainës në rrezik trafikimi

UNICEF: Fëmijët refugjatë të Ukrainës në rrezik trafikimi

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 20 Mars 2022

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Moti/Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore në disa zona

TE FUNDIT

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
9 Shkurt, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg...

Lexo më shumë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com