Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shmangni transportin publik e puthjet, mjeku jep këshilla për të moshuarit

2020/07/06 at 8:23 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shmangni transportin publik e puthjet, mjeku jep këshilla për të moshuarit

Specialisti i Shëndetit Publik në Frankfurt, Erion Dasho ka shpërndarë mëngjesin e së hënës në rrjetin social Facebook, disa këshilla veçanërisht për të moshuarit gjatë situatës COVID. Kontaket e gjata dhe në vende të mbyllura, ambjentet e shërbimit apo edhe transporti urban cilësohen nga mjeku si vende të rrezikshme, ndaj ai sugjeron që të moshuarit dhe personat me patologji të tjera, të qëndrojnë larg këtyre ambjenteve.


“Që në fillimet e epidemisë së COVID, sugjerimi im ka qënë se popullata nuk duhet trajtuar sipas parimit “një masë u shkon të gjithëve”, por duke veçuar grupet në risk të lartë prej atyre me risk të ulët dhe duke zbatuar masa dhe ndërhyrje inteligjente.  Një familje, e përbërë vetëm nga prindër me moshë të re dhe fëmijë me moshë nën 15 vjeç, ku asnjë nga bashkëshortët nuk vuan prej ndonjë sëmundjeje kronike, e ka riskun të ulët dhe nuk ka nevojë për masa shtesë (mjafton higjiena personale dhe mbajtja e maskës në mjedise publike të mbyllura).

Personat me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose ata të prekur nga sëmundje kronike kanë një risk shumë herë më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes dhe komplikacione dhe kanë nevojë për masa shtesë. Atyre u kam dhënë vazhdimisht këshillat e mëposhtme, të cilat tani po i përmbledh në një status të vetëm”, shkruan Dasho duke renditur 11 këshilla konkrete që gjenden më poshtë. Njëkohësisht mjeku propozon që këto këshilla të shpërndahen tek pensionistët në formën e fletëpalosjeve apo spoteve publicitare.

“Do t’u rekomandoja antarëve të Komitetit të Ekspertëve, Departamentit të Promocionit të Shëndetit apo organizatave jo qeveritare, të bënin një spot publicitar, poster apo fletëpalosje me këto këshilla për t’ua shpërndarë të moshuarve së bashku me pensionin”, shkruan mjeku.

Këshillat e Dr. Erion Dasho

  1. Mundohuni të jetoni në banesë të veçuar nga pjestarët e tjerë të familjes. Kur nuk është e mundur, qëndroni sa më gjatë në dhomë më vete, flini veç, konsumoni vaktet veç dhe mbajeni shtëpinë dhe dhomën tuaj të ajrosur mirë. Shmangni gjestet e afeksionit si puthje, përqafime me pjestarët e tjerë të familjes.
  2. Shmangni shkëmbimin e vizitave në banesë (pritje apo shkuarje).
  3. Bisedoni me të tjerët vetëm në mjedise të hapura, mundësisht me maskë, ose në distancë të paktën 1.5 m larg nga të tjerët. Mundohuni që biseda të mos zgjatë më shumë se 10 minuta. Sa më pak, aq më mirë.
  4. Shmangni ecjen në rrugë apo parqe në orare piku, duke shfrytëzuar mëngjesin herët. Mundësisht ecni vetëm me bashkëshorin/en, ose në shoqëri që nuk ndryshon shpesh. Një variant do të ishte: shëtitje me të njëjtin fqinj ose grup shoqëror, të paktën për 10 ditë rresht, 3-4 ditë vetëm ose me bashkëshortin/en dhe pastaj, në se dëshirohet, shëtitje me një grupim të ri shoqëror. Sa më pak persona në grup, aq më mirë.
  5. Shmangni transportin publik, sepse parashikoj se shumë persona nuk do t’i zbatojnë masat mbrojtëse.
  6. Vizitoni sa më rrallë njësitë e shërbimit (ushqimore, berber, parukier, etj.) dhe, kur vizita është e domosdoshme, vendosni maskë dhe shkoni gjithmonë në orët e para të mëngjesit (mundësisht të jeni klientët e parë).
  7. Shmangni baret dhe restorantet. Në se shkoni, qëndroni në tryezë të veçuar, vetëm me bashkëshortin/en. Kërkojini kamarierit të dizinfektojë tryezën dhe të mos prekë bishtin e filxhanit, lugën, thikën, pirunin, etj.
  8. Qëndroni në plazhe ku ka frekuentim të paktë dhe mund të respektohen lehtësisht distancat. Edhe këtu vlen qëndrueshmëria në grupimin shoqëror.
  9. Në se jeni të prekur nga sëmundje kronike, kontaktoni mjekun kurues një herë në muaj nëpërmjet telefonit. Shmangni vizitat në spital apo qendër shëndetësore me inicijiativën tuaj, duke shkuar vetëm kur mjeku apo personeli i urgjencës mjeksor ua rekomandon këtë. Në se shkoni në qendër shëndetësore mbani gjithmonë maskë dhe kërkoni nga personeli mjeksor të mbajë maskë. Në se shtroheni në spital, zbatoni të njëjtin parim të mbajtjes së maskës dhe kërkoni të trajtoheni në një dhomë individuale të ajrosur mirë.
  10. Shmangni radhët në marrjen e pensionit, aplikimin ose marrjen e dokumenteve zyrtare, etj.
  11. Mbani me vete një maskë të pastër dhe përdoreni sa herë e gjeni veten në një situatë që ju ekspozon ndaj COVID.

 



Ju sugjerojmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Para
India bëhet vendi i tretë në botë për numrin e rasteve me koronavirus

India bëhet vendi i tretë në botë për numrin e rasteve me koronavirus

Rikthimi i shërbimit urban/ Abonetë nisin në gusht, rregullat e reja

Rikthimi i shërbimit urban/ Abonetë nisin në gusht, rregullat e reja

Kroaci/ Rezultatet zgjedhore paraprake i japin fitore bindëse të djathtës

Kroaci/ Rezultatet zgjedhore paraprake i japin fitore bindëse të djathtës
















TE FUNDIT

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
3 Tetor, 2025

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
3 Tetor, 2025

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com