Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shmangni këto 7 gjëra që të arrini suksesin!

2015/11/08 at 4:22 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shmangni këto 7 gjëra që të arrini suksesin!

Nga JESSICA AGYEKUM

Shumë persona dëshirojnë të jenë të suksesshëm, gjithsesi suksesi duket se “viziton” vetëm një pakicë nga ne dhe ia mbyll derën shumicës. Suksesi nuk do t’ia dijë se sa shumë ti e dëshiron, nëse do të ishte kështu, gjithkush do të ishte i suksesshëm. Por nëse e doni vërtetë, shmangni këto shtatë gjëra.

1. Zvarritja

“Do ta bëj më vonë” është shpesh ekuivalente me “Nuk do ta bëj asnjëherë”, ndonëse ai nuk është asnjëherë qëllimi prapa zvarritjes së diçkaje. Personi që nuk dëshiron që ti të kesh sukses nuk është as ish-i yt, as bashkëpunëtori yt, as fati, por zakoni yt i dashur, i quajtur zvarritje! Zvarritja dhe suksesi nuk mund të jetojnë kurrë së bashku. Aty ku ka zvarritje, nuk ka sukses. Nëse Bill Gates do të ishte zvarritur me Microsoftin, ai nuk do të ishte miliarder sot.

2. Frika nga Dështimi

Nëse ti ke frikë se mos dështon, atëherë nuk je gati të triumfosh. Dështimi nuk është një pengesë, por një shkallë që të çon tek suksesi. Sa më shumë që t’i dështon, aq më i lartë do të jetë shansi për të arritur suksesin, nëse nuk dorëzohesh. Por në vend që të ndjeheni i trembur nga zëri i frikës dhe dështimit, pyet veten: Po nëse del me sukses? Dështimi nuk është fundi i rrugës, heqja dorë është! Bëhuni këmbëngulës.

3. Injoranca

Bota është në ndryshim të vazhdueshëm, nëse ti refuzon të mësosh, do të dalësh demode. Dija është pushtet. Të mësuarit nuk përfundon në shkollë. Çfarëdo fushe në të cilën je, ti ke nevojë të mësosh dhe të përditësohesh me informacion në mënyrë të vazhdueshme. Njerëzit e suksesshëm kanë një zakon të mësuari. Nëse ti e gjen veten vazhdimisht duke dështuar në diçka, mos e bind veten se suksesi është rrugës. Jo! Në të vërtetë, pyet veten se mos dështimet e tua shkaktohen si rezultat i padijes tënde. Mos iu fut një pune përpara se ta kesh kuptuar tërësisht.

4. Mungesa e qëllimit

Gjithsekush ka një plan për ty. Kompania kabllore ka një plan për ty; ata e dinë se ti do t’i ndihmosh të rrisin shitjet e tyre këtë vit. Shërbimi i internetit ka një plan për ty; ata e dinë se ti nuk mund të jetosh pa të. Mark Zuckerberg ka një plan për ty; ai e di se ti do të futesh në Facebook dhe do ta ndihmosh atë të ndërtojë kompaninë e tij. Gjithkush ka një plan për ty-përveç teje! Nëse dëshiron të kesh sukses, ti ke nevojë për një plan për veten tënde. Njerëzit e suksesshëm e planifikojnë jetën e tyre, ata kanë një buxhet, ata kanë ëndrra dhe aspirata.

5. Mungesa e kurajës

Kurajo nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar pavarësisht rrethanave. Që të jesh i suksesshëm, ti duhet të kesh kurajë për ta bërë ëndrrën tënde realitet, pavarësisht pengesave. Kurajë është të kesh besim për të ndërmarrë veprime të guximshme, pavarësisht stuhive. Njerëzit kurajozë i shohin gjërat si të realizueshme dhe gjejnë mënyra për t’i bërë ato. Ata nuk e lejojnë frikën që të diktojë veprimet dhe vendimet e tyre.

6. Gjetja e fajit

Nuk ka problem nëse shihet faji, por nëse ti do të jesh i suksesshëm, mos përfundo ashtu. Më mirë sesa të ankohesh rreth asaj që është gabim në diçka, gjej sesi ajo mund të rregullohet. Njerëzit e suksesshëm i zgjidhin problemet. Në vend që të ankohen për shiun, ata shpikin çadrën.

7. Mungesa e vetëbesimit

Kur vëllezërit Uright vendosën të bënin avionin dhe e informuan babanë e tyre, ai tha: “Nëse Zoti do të kishte dashur që ne të fluturonim, ai do të na kishte bërë ne me krahë”. Vëllezërit Uright e vazhduan punën, megjithë mungesën e besimit. Sot, të gjithë fluturojnë me gëzim përqark botës. Keshtu mos i lejo njerëzit të flasin keq për ëndrrat e tua dhe të të thonë se ato janë të pamundura. Të besosh se mund ta bësh është gjithshka që të duhet. Çfarë ëndrre ke sot? Kush të thotë se nuk mund të realizohet? Shko bëje dhe provo që të gjithë të tjerët gabohen. /bota.al/

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Kryetarët e bashkive, jo më shumë se 3 mandate radhazi

Kryetarët e bashkive, jo më shumë se 3 mandate radhazi

Video/ Londër, shikoni si u kap në gjumë kapobanda i drogës

Video/ Londër, shikoni si u kap në gjumë kapobanda i drogës

Kukësi, barazimi me Ballshin shkarkon trajnerin dhe stafin teknik

Kukësi, barazimi me Ballshin shkarkon trajnerin dhe stafin teknik

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com