Deputetët e LSI-së në Komisionin e Shendetësisë, kanë dalë të gjithë kundër Ministrit të Shëndetësisë, lidhur me shkurtimet në këtë sektor. Vangjel Tavo i kujtoi Ministrit Beqaj se vetëm në spitalin e Tepelenës ka shkurtuar 7 për qind të personelit të infermierëve.
“Jane 26 nga 138 infermiere vetëm në Tepelenë që përbën një numër prej 7 perqind që janë shkuartuar nga puna. Po ju them që keni gjetur vendin e gabuar për shkurtime. Ky është një veprim shumë i gabuar. Qeveria po bën gabime me shkurtimet në shëndetësi. Ne duhet të paraqesim shtesë në buxhet dhe jo të shkurtojmë. Shëndetësia nuk është sektori i hekurudhës.”