Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkupi e konfirmon, ka refuzuar kërkesën për fluturimin e Lavrovit drejt Serbisë

2022/06/05 at 8:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lavrov: Kemi blerës të tjerë për naftën dhe gazin, nuk duam luftë në Europë

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.


Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shteteve të shumta perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. Shtetet e vetme ku ata mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, e cila ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka mbështetur edhe mbylljen e hapësirës ajrore të Kosovës për avionët rusë, por misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet e hapur.

Vizita e Lavrovit në Serbi është paralajmëruar për 6 dhe 7 qershor.

Mediat në Serbi kanë raportuar se edhe Mali i Zi dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të Lavrovit në hapësirën e tyre ajrore. Të dy këto shtete po ashtu i kanë vendosur sanksione Rusisë.

Siç ka thënë përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më 3 qershor, është planifikuar që Lavrov të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefin e diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq. Po ashtu ajo ka thënë se Lavrov pritet të takohet edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 qershor deklaroi se situata rreth vizitës së paralajmëruar të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Beograd po komplikohet.

Vuçiç, gjatë qëndrimit në Bratisllavë, i tha Televizionit Pink se nuk ishte i gatshëm të jepte më shumë detaje.

“Po komplikohet, padyshim që po komplikohet. Nuk jam gati të flas ende për këtë, por po – po komplikohet. Çështja është se si do të vijë… do të shohim”,-shtoi Vuçiç.

Mediat në Serbi po ashtu raportuan se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha të dielën se situata në lidhje me vizitën e Lavrovit në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se Vuçiç po merrej me logjistikën rreth udhëtimit të kryediplomatit rus.

Njoftimi për vizitën e Lavrovit ende nuk është paralajmëruar zyrtarisht në Serbi, ndërsa në faqen e internetit të presidentit të Serbisë thuhet se Aleksandar Vuçiç do të jetë në Maqedoninë e Veriut nga data 7 deri më 8 qershor, ku do të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Megjithatë, Lavrov ka thënë më 4 qershor se gjatë vizitës së tij në Beograd, ai do të diskutojë “të gjitha temat me interes për miqtë serbë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Republikë Sërpska më 4 qershor, Lavrov po ashtu foli edhe për Kosovën, duke thënë se qëndrimi i Rusisë për të dihet, por se është i interesuar të dëgjojë vlerësimet e presidentit të Serbisë dhe politikanëve të tjerë serbë për “situatën”.

“Sigurisht, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë vlerësimet e udhëheqjes serbe dhe planet e saj të veprimit për periudhën e ardhshme, duke filluar nga marrëdhëniet e sotme në botë”, tha Lavrov.

I pyetur për deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën ai më 26 prill e krahasoi Kosovën me dy rajone separatiste në Ukrainë dhe për reagimin e presidentit të Serbisë, Lavrov tha se është një “keqkuptim i madh”.

“Ai [presidenti i Rusisë, Vladimir Putin] e tha këtë vetëm për të treguar hipokrizinë absolute dhe standardet e dyfishta të Perëndimit për Kosovën dhe se do të mbështesë vendimin që do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, tha Lavrov.

Rusia, ashtu si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 6 maj, Vuçiq tha se situata në Serbi kishte “ndryshuar për të keq” pas deklaratave të presidentit të Rusisë dhe se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkonte Serbisë që të lëvizte shpejt drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i tregonin Putinit se kjo ishte jo e njëjta gjë dhe se Kosova nuk i ngjanë asaj që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Serbia refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë.

Serbia dhe Rusia tradicionalisht mbajnë marrëdhënie të ngushta dypalëshe, të forcuara nga varësia e Serbisë nga gazi rus./REL



Ju sugjerojmë

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Para
Foto/Dje Bajram Begaj u zgjodh president, por kush do të jetë Zonja e Parë

Foto/Dje Bajram Begaj u zgjodh president, por kush do të jetë Zonja e Parë

Foto/Përfshihet në flakë ishulli i Sazanit

Flakët në ishullin e Sazanit/Meta: Pritet verë e nxehtë, të merren masat për...

Sulmi në kishën katolike, raportohen 50 viktima në Nigeri

Sulmi në kishën katolike, raportohen 50 viktima në Nigeri
















TE FUNDIT

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
19 Janar, 2026

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
19 Janar, 2026

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u...

Lexo më shumë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
19 Janar, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të...

Lexo më shumë

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
19 Janar, 2026

Në ditën e 22-të të protestave në Iran, agjencia e lajmeve Hrana, e organizatës humanitare me të njëjtin emër me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com