Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkup, partitë në pushtet kërkojnë interpelancë me pesë anëtarët e zgjedhur nga parlamenti të Këshillit Gjyqësor

2025/02/07 at 7:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkup, partitë në pushtet kërkojnë interpelancë me pesë anëtarët e zgjedhur nga parlamenti të Këshillit Gjyqësor

Ligjvënësit e partive maqedonase ‘VMRO-DPMNE’ dhe ‘Znam’ si dhe ata të koalicionit të partive shqiptare “Vlen”, dorëzuan të premten në parlament nismën për interpelancë me pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Ligjvënësit thonë se Këshilli nuk po funksionon si një institucion i shtetit të së drejtës dhe se “çdo fije dyshimi mbi punën e anëtarëve të tij, duhet të analizohet me themel në mënyrë që publiku të sigurohet se ai punon me ndershmëri, profesionalisht dhe në interes të qytetarëve”, tha Nikolla Micevski, kryetar i grupit të deputetëve të VMRO-së.

Pesë nga trembëdhjetë anëtarët e këtij Këshilli i zgjedh parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Të tjerët zgjidhen me konkurs nga radhët e gjykatësve.

Në muajt e fundit ka pasur përplasje brenda vetë anëtarëve të këtij Këshilli dhe kryetarja e tij, Vesna Damevska, dha dorëheqjen.

Në vend të saj, në fillim të janarit u zgjodh Aleksandar Kambovski. Anëtarët e zgjedhin kryetarin nga radhët e tyre.

Këshilli Gjyqësor zgjedh gjykatësit e rinj të gjykatave themelore dhe të apelit dhe mund t’i shkarkojë ata.

Opozita nuk ka reaguar pas këtij zhvillimi, por më parë Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i kanë cilësuar deklaratat e VMRO-së që synojnë shpërbërjen e Këshillit, si përpjekje për ndërhyrje në gjyqësor dhe frikësimin e gjykatësve.

Shefi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, zoti Micevski tha në një konferencë shtypi se parlamenti nuk e miratoi raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 dhe se shumica parlamentare votoi kundër.

“Kjo flet mjaftueshëm dhe është një nga arsyet që ne po kërkojmë sot këtë interpelancë”, u shpreh ai duke theksuar mungesën e tranparencës dhe të llogaridhënies, sipas tij, në punën që kryen ky Këshill.

Qëndrime kundër Këshillit ka mbajtur edhe Kryeministri Hristijan Mickovski duke theksuar në disa raste që prej ardhjes së tij në pushtet, se ky organ duhet të shpërbëhet, për shkak të besueshmrisë shumë të ulët të publikut tek gjyqësori.

Në një status në rrjetet sociale, zoti Mickovski shkruante se anëtarët e Këshillit të emëruar nga Parlamenti, mund të vazhdojnë të jenë pjesë e tij edhe pas interpelancës kundër tyre.

Ai shkruante se“drejtësia mund të arrihet me reforma të thella dhe ndryshime serioze ndaj praktikave të keqpërdorimit që kanë hedhur rrënjë në sistemin gjyqësor”.

Por nga ana tjetër, eksponentë të VMRO-së thanë se megjithëse parlamenti nuk do t’i shkarkojë pesë anëtarët e Këshillit të zgjedhur prej vetë atij, ata do të duhet që ta japin vetë dorëheqjen, pas interpelancës.

Anëtarë të Këshillit Gjyqësor janë automatikisht edhe Ministri i Drejtësisë si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, por pa të drejtë vote në marrjen e vendimeve.

Pesë anëtarët e zgjedhur prej parlamentit, janë Vesna Dameva, Selim Ademi, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovska dhe Tanja Çaçarova Ilievska./voa

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Parashikimi i motit për këtë fundjavë në vendin tonë, ja temperaturat për ditët në vijim

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në vendin tonë, ja temperaturat për ditët në vijim

Publikonin në “Instagram” foto dhe video intime të adoleshentëve, policia arreston dy autoret

Publikonin në “Instagram” foto dhe video intime të adoleshentëve, policia arreston dy autoret

Pezullimi i programeve të USAID-it dhe Kina

Pezullimi i programeve të USAID-it dhe Kina

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com