Banorët e fshatrave rreth lumit Shkumbin rrezikohen seriozisht nga përmbytjet, pas shirave të këtyre dy ditëve. Lajmi bëhet i ditur nga Zv.Kryeministri Erion Braçe, që përmes një postimi në FB, njofton banorët e zonave të largohen nga banesat e njëkohësisht të largojnë prej aty kafshët dhe bagëtitë. Postimin e tij në FB dhe Instagram, Braçe e shoqëron edhe me një pamje të lumit të fryrë nga reshjet.
Postimi i Braçes:
LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!
Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature!
Menjehere!
Bindjuni urdherave te autoriteteve!