Rrugët e qytetit japonez, Fukuoka janë pushtuar nga një shkumë e çuditshme pas tërmetit vdekjeprurës prej 7, 3 ballë të dy ditëve më parë që shkaktoi dhjetëra viktima.
Qyteti në fjalë gjendet disa orë larg epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, në ishullin Kyushu.
Ekspertët nuk kanë arritur ta shpjegojnë shkakun dhe origjinën e këtij fenomeni, ndërsa banorët vendas mendojnë se shkuma mund të ketë dalë në sipërfaqe për shkak të çarjes së ndonjë tubi nëntokësor pas tërmetit.
Fotot të shumta të shpërndara në rrjete sociale janë shoqëruar me postime nga rezidentë në këtë qytet, që e cilësojnë shkumën misterioze ‘si të pështirë’./Shqip