Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkullaku: Pse publiku s’ka më besim tek media dhe refuzimi i ofertës nga TCH

2018/01/24 at 11:45 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Thirrja e Berishës, kapni armët/ Shkullaku: Hipokrizi politike e Edi Ramës

Gazetari Armand Shkullaku duke folur  para një auditori studentësh të gazetarisë tek Universiteti Europian (UET) ka treguar shtegtimin e tij 27 vjeçar në media dhe arsyet që sipas tij kanë çuar në rënien e besimit të publikut tek gazetat, televizionet dhe media online. Shkullaku ka thënë gjithashtu se ka refuzuar një oferte të fundit nga Top Channel.


“E kam nisur shumë i ri dhe një nga kënaqësitë që kam marrë nga profesioni ishte kur në vitin 1993 u zbulua një skandal financiar , çështja Arsidi, ku u arrestuan shumë njerëz deri në nivel drejtues banke etj. Nga ajo kohë e deri më sot është paradoks”, –tha Armand Shkullaku, ndërsa për këtë humbje të ndikimit të medias në raportin e saj me të vërtetën dhe besueshmërinë te publiku fajësoi kryesisht median, që gjithnjë e më shumë i është nënshtruar ndikimit të politikës.

“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat etj. Gjithçka u bë e bleshme. U ndanë pasuritë publike; Kinostudio, Uzina e Autotraktorëve, Pallati i Sportit.. iu dhanë mediave nga qeveria si shpërblim për shërbimin që bënë. Madje edhe nga buxheti i shtetit u morën 700 milionë lekë për një fushatë kundër drogës dhe ato para iu dhanë televizioneve”, -tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si aksesor për një biznes tjetër më të madh. Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë.

Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën, deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku.

Pikërisht këtë humbje të besimit që publiku ka nga mediat, sipas Shkullakut u shfrytëzua nga kryeministri Rama që në sulmet e tij e ka etiketuar këtë të fundit “media kazani”.

“Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë”. Sipas gazetarit, ky sulm i Ramës ndaj mediave ka nisur më herët.

“Në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës. Nuk është çudi në një vend si Shqipëria, ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike”.

Përfshirja me politikën ka çuar në humbjen e ndikimit, sepse sipas Shkullakut, pa autoritet, si një zë i besueshëm në botën e informacionit, nuk mund të kesh ndikim. Një tjetër fenomen që theksoi ishte edhe humbja e individualiteteve në një kohë kur shumë kronika vijnë të gatshme nga zyrat e komunikimit të qeverisë apo partive politike.

“Kur isha në ABC iu thashë se: Nuk kemi nevojë të marrim gazetarë e kameramanë. Duheshin dy teknikë, sepse kasetat vinin të gatshme, t’u heqësh logon janë njësoj. Nuk ka individualitete. Media nuk mund të bëhet thjesht përcjellës i mesazheve që iu vijnë të gatshme apo që e marrin të gatshme”. Mungesën e thellimit, analizës apo edhe nxjerrjes së fakteve që shpesh mund edhe të bien ndesh me deklaratat e gatshme e quajti paaftësi të medias.

“Politika është në të drejtën e saj të bëjë PR, por është problemi ynë. Asnjë media sot në Europë nuk transmeton të plota materialet e gatshme”.

Lulëzimi i mediave online është kërkimi i publikut drejt një tjetër kanali besimi, pasi e ka humbur atë raport me mediat tradicionale.

“E shoh si fenomen pozitiv sepse krijon mundësi dhe hapësira që janë më të vështira për t’u kontrolluar nga cilido pushtet. Është më i lehtë kontrolli te mediat tradicionale.

Diversifikimi e bën këtë kontroll më të vështirë, të kushtueshëm, më diskreditues, pasi bie më shumë në sy”, u përgjigj ai; ndërsa platformën online “Lapsi.al”, ku ai është një prej botuesve tha se e krijuan si një alternativë, në një treg mediatik ku gazetarët për shkak të interesave të pronarëve janë të rrezikuar të humbasin vendin e punës. “Një platformë që të jep të paktën mundësinë të mos zhdukesh nga tregu”.

Sa i përket suksesit të këtyre mediave alternative, bëhet fjalë më shumë për një perceptim pasi parametrat matës mungojnë. Jemi i vetmi vend që nuk pranojmë të kemi matës audience, që pranohet nga të gjithë aktorët në treg, sepse ndikimi politik është më i fuqishëm se influenca që ke që treg. Më shumë rendësi ka raporti me pushtetin se me shikuesin”.

Teknologjia, përmes rrjeteve sociale i ka dhënë qytetarit mjetet dhe zërin për të luajtur rolin e shpërndarësit të informacionit apo të asaj çka quhet gazetari-qytetar, një fenomen që ka krijuar krizë botërore te profesionistët e gazetarisë. “Jam nga ata njerëz që e shoh këtë krizë si të përkohshme. Në këtë kontekst është dhe vendimi që mori Facebook kohët e fundit për të mos shpërndarë më çdo lajm, por t’i japë përparësi atyre që kanë lajme të vërteta, besueshmëri te publiku, media që i shërbejnë komunitetit”.

Rolin e gazetarit si ndërmjetës e sheh si të pazëvendësueshëm. “Shumë informacion krijon kaos, edhe në redaksitë online ka nevojë për seleksionim të lajmeve që vijnë. Ky është roli i gazetarit. Në këtë botë kaotike roli i gazetarit nuk duhet të humbasë, por të forcohet, njerëzit kanë nevojë të orientohen”.

Ajo çka duhet të bëjnë gazetarët klasikë është të fuqizohen me teknologjinë e fundit.

Për të rregulluar kaosin e krijuar nga mediat online, Shkullaku zbuloi idenë e një projekti së bashku me Institutin ‘Pashko’. “Është problem me mediat online sepse ka anonimitet të gazetarëve. Mediat online shpesh nuk dihet të kujt janë dhe pas anonimatit është më e lehtë të mos respektosh etikën profesionale. Kemi menduar të bëjmë ca rregulla, një logo si certifikatë për mediat online që do të pranojnë një pakt rregullues mes tyre, një logo pranë titullit të uebit, të regjistruar dhe që respekton etikën profesionale, kërkohet afishimi i botuesit, kryeredaktorit dhe gazetarëve, që punojnë. Një certifikatë garancie që do të largojë edhe maninë e lajmeve copy-paste, ose kur je i detyruar të marrësh një lajm nga një koleg të vendoset i gjithë linku më poshtë, etj.”, -tha Shkullaku.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale ai tha se rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë e anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën, edhe punën tonë”, -tha ai, ndërsa pranoi se kishte patur një ofertë nga “Top Channel” për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave. “Unë me vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në Klan Kosova dhe ABC. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë “shih se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ABC Neës, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”. /Marrë nga gazeta MAPO

Etiketa: Armand Shkullakuintervistamediapolitika


Ju sugjerojmë

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Para
“Guxo të shkosh në polici!”Burri rreh e torturon gruan 24 vjeçe

“Guxo të shkosh në polici!”Burri rreh e torturon gruan 24 vjeçe

Si të bëni para shpejt dhe thjeshtë, por pa shkelur ligjin!

Nëse ju duhen para borxh, këto janë shenjat e horoskopit që duhet t’i drejtoheni

E fundit/ Arta Marku shkarkon prokuroren që kërkoi heqjen e mandatit të Aqif Rakipit

Arta Marku fshin çdo gjurmë të Llallës: Ndryshon struktura e Prokurorisë së Përgjithshme
















TE FUNDIT

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në...

Lexo më shumë

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
29 Shtator, 2025

Erion Veliaj, i cili u shkarkua më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin...

Lexo më shumë

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
29 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Shtator, 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë prezente që në orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com