Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkullaku: Mos projektoni nevojat e Edi Ramës në një debat për kombin

2016/10/20 at 6:56 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Qytetari i ankohet, Rama nuk i jep fjalën dhe i thotë: Ke ardhur nga rakia

Analisti Armand Shkullaku me anë të një shkrimi për gazetën “Mapo” ka shkruar se tendenca për të devijuar një nevojë politike të Edi Ramës në një debati identitar-kosovar, rrezikon të krijojë një konflikt të paarsyshëm dhe pa bazë reale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkullaku shkruan se në vizitën e tij periodike në Serbi, kryeministri shqiptar nuk ka bërë më shumë se sa nga paraardhësit e tij, të cilët, në kohë të caktuara, nuk e kanë kyrsyer përdorimin e çështjes së Kosovës për interesa të ngushta të pushtetit personal.

“ Cilido, në Prishtinë apo Tiranë, që qëndrimet e Edi Ramës i vendos në kontekstin e diskursit për kombin, identitetin, historinë, bashkimin, ndarjen apo tradhëtinë, po ndez një zjarr që në terrenin tonë të thatë të arsyes mund të përhapet me shpejtësi dhe të na djegë të gjithëve”.

Sipas tij, këtu nuk është fjala për një grusht individësh, për hir të së vërtetës më së shumti në Prishtinë, që janë në kërkim të një identiteti nacional si shpëtim nga kriza e tyre e identitetit.

“As për ca të tjerë, këta më së shumti në Tiranë, që e quajnë veten më shumë shqiptarë se e flasin shqipen me “ë” dhe “r” dhe me arrogancën e injorantit paragjykojnë gjithçka që vjen nga Kosova. Problemi është me pjesën tjetër, atë që duhet t’i referohet arsyes dhe jo emocionit, e cila po preket ethshëm nga epidemia frustruese “kush jam unë e kush je ti”. E që agravon pastaj në garën e patriotizmit, në analizën identitare, në debatet komb- shtet apo shtet- komb, në historinë e vrasjeve politike dhe ndarjen e figurave kombëtare”.

Ndër të tjera, Shkullaku shkruan se të projektosh nevojat e Edi Ramës në një debat për kombin, në diskutime identiteti apo analiza historike, është krejtësisht një ndërmarrje e paarsyeshme dhe e padobishme.

Sipas tij, është i njëjti kryeministër që organizon mbledhje të dy qeverive, Tiranë- Prishtinë, me flamuj kombëtarë, me simbolika bashkimi e retorikë nacionaliste dhe po i njëjti që citon Ivo Andriçin apo merr përsipër paqen e madhe shqiptaro- serbe.

“Problemi këtu nuk është me Edi Ramën, por me ata (kryesisht në Prishtinë) që e marrin seriozisht në rolin e ri që ai i ka caktuar vetes dhe që mundohen t’i lexojnë qëndrimet e tij përtej konjukturave të politikës ditore. Sigurisht që kanë të drejtë të reagojnë kur dëgjojnë kryeministrin e Shqipërisë që për pritjen e Goran Bregoviçit në Tiranë i referohet kanunit (“ne shqiptarët kur miku na vjen në shtëpi nuk e pyesim për origjinën”, tha ai në intervistën për Eni Vasilin) dhe kur vjen puna për bllokimin që Serbia i bën Kosovës i referohet BE dhe ligjit”.

Shkullaku shkruan se kanë të drejtë të reagojnë edhe kur kryeministri shqiptar, për t’u dukur erudit përpara Vuçiçit, zgjedh të citojë Andriçin, shkrimtar por edhe diplomat i rangut të lartë në Jugosllavi që tezë të tij ka patur copëtimin e Shqipërisë dhe spastrimin etnik në Kosovë.

“Kanë të drejtë të reagojnë edhe kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve ashtu si gjermanët dhe francezët pas  Luftës së Dytë Botërore, -shkruan ai-  duke shkelur mbi faktin se serbët kanë qenë dhe janë në luftë e konflikt me shqiptarët e Kosovës dhe u takon këtyre të fundit të përcaktojnë kushtet e një paqeje të mundshme, e cila kalon patjetër nga njohja e shtetit të Kosovës”.

Ju sugjerojmë

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
Bota

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

5 Qershor, 2025 9:53 am
“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit
Aktualitet

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit

5 Qershor, 2025 9:44 am
Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
Aktualitet

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

5 Qershor, 2025 9:35 am
Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
Aktualitet

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

5 Qershor, 2025 9:28 am
Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

5 Qershor, 2025 9:17 am
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

5 Qershor, 2025 9:13 am
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Para
Studimi /Femrat inteligjente janë rrezik për meshkujt

Studimi /Femrat inteligjente janë rrezik për meshkujt

FOTOLAJM/ Luftëtarët e ISIS vishen si femra për t’i ikur luftës

FOTOLAJM/ Luftëtarët e ISIS vishen si femra për t’i ikur luftës

Torturuan dhe vranë kamerierin, burg përjetë për dy pronarët e lokalit

Torturuan dhe vranë kamerierin, burg përjetë për dy pronarët e lokalit

TE FUNDIT

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
5 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA-së ka pezulluar për gjashtë muaj fillimisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit
5 Qershor, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka folur sot edhe për opozitën, të cilën e ka quajtur një njollë të zezë në vend....

Lexo më shumë

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
5 Qershor, 2025

Muzeu Onufri në Berat ka mirëpritur mbi 30 mijë vizitorë vetëm gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti. Lajmin e...

Lexo më shumë

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
5 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spirpopali po mban një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Gjatë fjalës së saj, Spiropali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com