Analisti Armand Shkullaku është shprehur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një zbritje thelbësore nga tezat e fillimit që hodhi deri në ditën e fundit të rezistencës në çadër.
Këtë deklaratë Shkullaku e bëri sonte në emisionin “Opinion” TV Klan, ndërsa theksoi se fushata e PD-së po bëhet nën shenjën e marrëveshjes Rama-Basha. Ai shtoi se marrëveshja po dikton ecurinë e fushatës, i cili ka bërë një zbritje thelbësore nga tezat e ngritura në fillim të aksionit dhe rezistencës opozitare.
Sipas tij, nëse më parë kishim një retorikë ku kryeministri ishte skicuar si e keqja më e madhe e vendit, p.sh, të tipit: nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, republika e Noriegës, narko-trafiku dhe një kryeministër që nuk mjafton të japë dorëheqjen, por duhet të merret zvarrë, në një fushatë ku flitet për premtime të pambajtura, ku Basha i thotë Ramës mos ngri dolli për shëndetin tim, por shiko shëndetin e shqiptarëve.
Shkullaku tha se kjo fushatë, përveç të tjerave, është pak e çorientuar dhe me sa duket, është fushata e parë që bëhet pa logon e Partisë Demokratike.
Kjo e fundit, për Shkullakun është simbolike, pasi logo nuk bie fare në sy.
Shiko videon: