Low është kritikuar shumë nga media sociale për gjestet e tij gjatë fitores së ekipit të tij në Euro 2016 kundër Ukrainës. “Ishte adrenalina dhe përqendrimi. Do të mundohem të sillem ndryshe në të ardhmen,” shprehet Joachim Low tepër i pikëlluar nga kritikat e shumta drejt tij.
“Edhe unë i kam parë fotot tashmë dhe kuptohet që ndonjëherë ti i bën gjërat kur je i nënndërgjegjshëm. Ndodhi, dhe kërkoj ndjesë.” Sulmuesi Lukas Podolski gjithashtu e ka mbrojtur trajnerin e tij, dhe shprehet se incidenti nuk është një problem. Ndeshja e dytë e Gjermanisë do të jetë kundër Polonisë ditën e enjte.