Një makinë është djegur gjatë natës në Fushë-Krujë, pranë qendrës shëndetësore të qytetit.
Flakët ndaj makinës të tipit BMW me targa AA 454 UF , e cila ishte në pronësi të një 27 vjeçari me iniciale B.K, u vunë re nga banorët e qytetit rreth 01:30 të mëngjesit.
Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësit dhe policinë që kanë mbërritur në vendngjarje. Sipas policisë mendohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik. Ndërkohë rreth kësaj ngjarje vijojnë hetimet.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.05.2019, rreth orës 01:05, në lagjen S.M.T., Fushë Krujë , ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, automjetin në pronësi të shtetasit B.K.,27 vjeç. Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Opinion.al/