Një kancelari në Kamëz, në pronësi të shtetases Xh.Gj., është shkrumbuar nga flakët.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:25 në rrugën “Teuta”. Paraprakisht dyshohet se zjarri në kancelari të jetë shkaktuar nga hedhja e lëndëve plasëse. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse”,-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al